Statuti salicekaj com .pdf

File information


Original filename: Statuti_salicekaj_com.pdf
Title: Statuti
Author: Aziz

This PDF 1.7 document has been generated by / Microsoft: Print To PDF, and has been sent on pdf-archive.com on 21/04/2017 at 16:56, from IP address 178.194.x.x. The current document download page has been viewed 1106 times.
File size: 535 KB (4 pages).
Privacy: public file


Download original PDF file


Statuti_salicekaj_com.pdf (PDF, 535 KB)


Share on social networks



Link to this file download page



Document preview


Hyrja

Verprimtarija e Shoqatesë

Fotografit

Video

Statuti

Anëtarët e Kryesisë

Foto S-Ç. Sh

Orari 2015

Veprimtarija 14/15

Statuti

STATUTI
SHOQATA HUMANITARE “SALI ÇEKAJ"
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
NENI 1
1.1.-EMERTIMI  ORIGJINAL; SHOQATA HUMANITARE „ SALI ÇEKAJ“
1.2-SELIA E SHOQATËS ËSHTË NË : »ILIRIA »BADSTRASSE 1, MENZIKEN AG
1.3.SHOQATA FORMOHET REGISTROHET DHE USHTRON  VEPRIMTARINË E VET SIPAS NENIT 60ff  TË SË DREJTËS CIVILE 
ZVICERANE.SHOQATA KA KARAKTER HUMANITAR DHE KULTUROR. CILËSIN E TILLË E RREGULLON STATUTI .SHOQATA NUK 
USHTRON VEPRIMTARI FITIMPRURËSE NË KUPTIMIN E DEKLARIMIT TATIMOR.

NENI 2
2.1.SIMBOLI I SHOQATËS ËSHTË: PORTRETI I DESHMORIT TË KOMBIT ; SALI ÇEKAJ
2.2. VULA E SHOQATËS KA FORMË TË RRUMBULLAKËT ME PËRSHKRIM; „SHOQATA SALIH ÇEKAJ/VEREIN SALI ÇEKAJ“

NENI 3
SYNIMET DHE FORMAT E VEPRIMTARISË SË SHOQATËS:
3.1.ARSYJA DHE QELLIMI PARIMOR I FORMIMIT DHE VEPRIMTARISË SË SHOQATËS ËSHTË: MBLEDHJA E NDIHMAVE HUMANITARE 
DHE DESTINIMI I TYRE PËR TË NDIHMUAR DHE MBESHTETUR FAMILJET ME NEVOJA TË NDRYSHME NË KOSOVË
3.1.A-MATERIALISHT KY QELLIM REALIZOHET NGA ANËTARSIA, DHE NGA BASHKËPUNIMI ME SHOQATAT TJERA KULTURORE DHE 
HUMANITARE NË ZVICËR DHE JASHTË SAJ  SI DHE ME PERSONA PRIVAT DHE SUBJEKTE JURIDIKE TË VULLNETIT  HUMANITAR DHE 
KULTUROR

NENI 4
ANËTARSIMI DHE SHUARJA E ANËTARSISË
4.1.ANËTARË MUND TË BËHËN TË GJITHË ATA/ATO PERSONA JURIDIK DHE FIZIK TË CILET LIRISHT SHPREHIN VULLNETIN PËR TU 
BËRË ANËTARË , DUKE AKCEPTUAR STATUTIN, PAGESËN E ANËTARSISË DHE DUKE QENË TË GATSHËM PËR TË KONTRIBUAR NË 
REALIZIMIN E QELLIMEVE TË SHOQATËS.
4.2. ANËTARSIMI BËHET I PLOTFUQISHËM PAS KERKESËS ME SHKRIM  PËR ANTARSIM DREJTUAR KRYESISË SË SHOQATES , DHE 
PAS MIRATIMIT NGA KUVENDI SIPAS RADHËS I SHOQATËS
4.3. PESONAT JURIDIK (FIRMAT..) KANË TË DREJTË TË DELEGOJNË PERFAQSUESIN E VET SI ANËTARË TË SHOQATËS. PËR KËTË 
ANËTARSIM VENDOS KRYESIA E SHOQATES SIPAS STATUTIT
4.4. KUVENDI KA TË DREJTË QË PERSONAT QË KAN DHËNË KONTRIBUTE MERITORE PËR SHOQATEN,APO PERSONAT QË DO IA 
RRISNIN NDERIN SHOQATES ME VLERAT E VETA TI SHPALLË ANËTARË NDERI
4.5. ANËTARSIMI SHUHET:

                                          A)    ME VDEKJEN E ANËTARIT/ES, SI DHE ME AKTIN E SHUARJES SË PERSONIT JURIDIK
                                          B)    PAS DORËHEQJES ME SHKRIM SË PAKU NJË MUAJ PARA PERFUNDIMIT TË VITI LLOGARITËS 
                                          C)    PËR MOSPAGIMIN E ANËTARSISË GJERË ME 30.QERSHOR TË VITI LLOGARITËS
                                          D)    PAS VENDIMIT TË KRYESISË PËR SUSPENDIM TË ANËTARIT/ES

4.6.PERSONI I SUPENDUAR NGA KRYESIA KA TË DREJTË QË NË AFAT PREJ 30 DITËSH TË BËJE ANKESË ME SHKRIM. SUSPENDIMI 
BËHET I PLOTFUQISHËM PAS SHQYRTIMIT TË ANKESËS  DHE VOTIMIT ME SHUMICË VOTASH NË KUVEND.PER KETË NJOHTOHET ME 
SHKRIM PERSONI I SUSPENDUAR

NENI 5
TË DREJTAT DHE PËRGJEGJSITË E ANËTARËVE
5.1.TË GJITHË ANËTARET E SHOQATËS  KANË TË DREJTË TË MARRIN PJESË NË KUVENDET E RREGULLTA DHE TË 
JASHTZAKONSHME TË SHOQATËS.
                                               B) TË SHPREHIN LIRSHËM MENDIMET E VETA NË SUAZA TË PROGRAMIT DHE STATUTIT TË SHOQATËS
                                               C) TË VOTOJNË DHE TË VOTOHEN PËR ORGANET UDHËHEQËSE TË SHOQATËS
                                            E)    TË JENË BARTËS VENDIMTARË NË VEPRIMTARINË E SHOQATËS

5.2. ANËTARET MBAJNË PERGJEGJSI PËR RESPEKTIMIN E NORMAVE, PARIMEVE, RREGULLAVE STATUTARE DHE LIGJORE SI DHE 
QELLIMEVE TË SHOQATES.ATA QË ME SJELLJET E VETA PENGOJNË, VESHTIRSOJNË DHE NUK KRYEJNË OBLIGIMET SIPAS 
RREGULLAVE STATUTARE  DHE LIGJORE TË SHOQATES BALLAFAQOHEN ME KONSEKUENCA DISCIPLINORE NORMATIVE

NENI 6
FINANCAT E SHOQATËS
6.1. SHOQATA E  REALIZON VEPRIMTARIN E VET NGA ANËTARSIA E PAGUAR, DONACIONET VULLNETARE,NGA ORGANIZIMET E 
TAKIMEVE  LOKALE ME KARAKTER KULTUROR APO SPORTIV SI DHE NGA NDIHMAT E INSTITUCIONEVE ME QËLLIME BËMIRËSE.
6.2. FINANCAT E SHOQATËS SHENOHEN ME NJË KONTABILITET TË RREGULLT, TË BAZUAR NË EKSTRAKTET BANKIERE, DHE 
TRANSPARENT. LARTESIA E ANËTARSISË ËSHTË E PËRCAKTUAR NE KUVEND NË SHUMËN MUJORE ; 10 FRANGA ZVICERANE. 
AFATI I PAGESËS SË ANETARSISË ËSHTË GJERË ME 30.QERSHORI TË VITIT LLOGARITËS
6.3. PERSONAT QË NUK JANË APO NUK DESHIROJNË TË JENË ANËTARË AKTIV TË SHOQATES, SHUMA  MUJORE APO VJETORE 
PËRCAKTOHET NGA KRYESIA NË MARRËVESHJE ME PERSONIN QË SHPREH VULLNET TË TILLË

NENI 7
ORGANET E SHOQATËS
                                                 1)    KUVENDI
                                                 2)    KRYESIA
                                                 3)    KOMISIONI STATUTAR DHE VERIFIKUES (REVISIONIT)

4)    ORGANET UDHËHEQËSE TË KUVENDIT JANË PERGJEGJËS PËR PUNËN E TYRE PARA KUVENDIT.PUNA E PERSONAVE NË 
ORGANET UDHËHEQËSE NUK SHPËRBLEHET ME PAGESË- ËSHTË PUNË VULLNETARE

NENI 7.1
KUVENDI
7.1.1- KUVENDI ËSHTË ORGANI MË I LARTË I SHOQATËS DHE PËRBËHET NGA TË GJITHË ANETARET E SHOQATËS. ME KËKESËN E 
KRYESIS SË PAKU NJËHERË NË VIT, FTOHET KUVENDI I RREGULLT. KUVENDI MUND TË ORGANIZOHET EDHE NË FORMË TË 
JASHZAKONSHME KUR KËTË E KËRKON INTERESI I SHOQATËS .NËSE 1/3 E ANËTARSISË KËRKON ME SHKRIM DHE NË FORMË TË 
ARGUMENTUAR NGA KRYESIA MBAJTJEN E NJË KUVENDI ATËHERË KJO KËRKESË ËSHTË OBLIGATIVE.
7.1.2 FTESAT PER KUVEND KOMPLET ME RENDIN E DITËS I DËRGON KRYESIA SË PAKU 10 DITË PARA MBAJTJES SË KUVENDIT
7.1.3 KUVENDET E RREGULLTA MUND TË MARRIN VENDIME DHE TË APROVOJNË KONKLUZIONE NËSE JANË PREZENT 2/3 E 
ANËTARSISË, ME VOTAT E SHUMICËS SË THJESHTË.KËTO VENDIME DHE KONKLUZIONE JANË OBLIGATIVE PËR ANËTARSINË E 
SHOQATES.VOTIMI MUND TË BËHET NË FORMË TË HAPUR NËSE KJO NUK KUNDËRSHTOHET NË KUVEND
7.1.4 PËR SHQYRTIMIN E QESHTJEVE TË RËNDËSISHME NË KUVEND , KRYESIA KA TË DREJTË ME FTUE EKSPERT TË LAMIVE TË 
NDRYSHME POR PA TË DREJTË VOTE
7.1.5 DETYRAT E KUVENDIT VARËSISHT PREJ RENDIT TË DITËS JANË :

 A) APROVIMI I STATUTIT DHE NDRYSHIMEVE NË STATUT
 B) ZGJEDHJA E KRYESISË SË SHOQATËS
 C) ZGJEDHJA E KOMISIONIT VERIFIKUES DHE STATUTAR

 D) SHQYRTIMI DHE APROVIMI I RAPORTIT TË KOMISIONIT VERIFIKUES DHE FINANCIAR SI DHE APROVIMI E PROGRAMIT VJETOR
 E) VENDIMI PER NDRYSHIMET E FORMËS SË SHOQATËS,SHUARJA E PJESËRISHME APO E PLOT E SHOQATËS DUKE PËRFSHI EDHE 
     ORGANET E SHOQATËS
 F) VENDIMET PËR PRANIMIN DHE PERJASHTIMIN E NDONJË ANËTARI
 G) NOMINIMI I ANËTARËVE TË NDERIT TË SHOQATËS
 H) PERCAKTIMI I LARTËSISË SË ANTARËSISË
 I) KUVENDI NUK MUND TË MERRET ME QËSHTJE QË NUK JANË TË CEKURA NË REND TË DITËS, ME PERJASHTIM NËSE KA NDONJË
    PROPOZIM TË ARGUMENTUAR PËR KUVEND TË JASHTZAKONSHËM
J) TË DREJTEN PËR NËNSHKRIMIN E PROTOKOLLIT DHE DOKUMENTEVE ME SHKRIM TË NXJERRA NË KUVEND E KA UDHEHEQSI I 
     KUVENDIT DHE PROCESMBAJTËSI RESPEKTIVISHT ZËVENDSIT E TYRE.

NENI 7.2
KRYESIA
7.2.1 KRYESIA PËRBËHET NGA: KRYETARI, NËNKRYETARI, SEKRETARI , ARKATARI SI DHE MË SE PAKU NGA 5 ANTARË TË 
KRYESISË
7.2.2-KRYESIA NE MBLEDHJEN E PARË  NOMINON KRYETARIN, NËNKRYETARIN, SEKRETARIN, ARKATARIN DHE PERCAKTON 
DETYRAT PËR ANTARËT E KRYESISË
7.2.3 KRYESIA EKZEKUTIVE(KRYETARI, NËNKRYETARI DHE SEKRETARI) ZGJIDHEN PËR NJË MANDAT 4 VJEQAR . TË NJEJTIT MUND 
TË ZGJEDHËN EDHE PËR NJË MANDAT TJETER 4 VJEQAR.ARKATARI DHE ANËTARET E KRYESISË MUND TË ZGJIDHEN PËR MË 
SHUMË SE DY MANDATE.  NË RAST TË DORËHEQJES APO VDEKJES TË NDONJE ANTARI TË KRYESISË , BËHET ZËVENDËSIMI ME 
VENDIM TË KRYESISË.
7.2.4 MBLEDHJET E KRYESISË I FTON KRYETARI APO 3 ANTARË TË KRYESISË
7.2.5 VENDIMET E KRYESIS JANË TË VLEFSHME NËSE APROVOHEN NGA SHUMICA E ANTARËVE PREZENT TË KRYESISË
7.2.6 OBLIGIM I KRYESISË ESHTË TA UDHËHEQ DHE ADMINISTROJ SHOQATËN SIPAS STATUTIT DHE PROGRAMIT . KRYESIA 
VENDOS PËR MËNYREN DHE MJETET E REALIZIMIT TË SYNIMEVE TË SHOQATËS.
7.2.7 KRYESIA KA PËR OBLIGIM TË PËRPILOJ BILANCIN VJETOR DHE PROPOZIMIN E BUXHETIT
7.2.8 ËSHTË E NDALUAR PËR ANTARET E KRYESIS QË NË EMËR TË SHOQATËS TË VEPROJNË PËR INTERESA PERSONALE
7.2.9 ARKATARI NËNSHKRUAN AKTET FINANCIARE NË EMËR TË SHOQATËS

NENI 8
SEKRETARIATI
8.1. SEKRETARIATI PËRBËHET NGA: KRYETARI, ZËVENDËSKRYETARI DHE SEKRETARI
8.2. SEKRETARIATI I KRYEN TË GJITHA VEPRIMET QË I BESOHEN NGA KRYESIA SI DHE UDHËHEQ 
KORESPONDENCËN,PROTOKOLLET FTESAT PËR MBLEDHJE DHE PUNËT TJERA ADMINISTRATIVE

NENI 9
KOMISIONI STATUTAR
9.1.KOMISIONI STATUTAR ANALIZON DHE MBIKQYRË ZBATIMIN E STATUTI TË SHOQATËS SI DHE SHQYRTON ANKESAT PËR 
SHKELJE STATUTARE

NENI 10
KOMISIONI VERIFIKUES (REVIZIONI)
10.1 KY KOMISION ZGJEDHET NGA KUVENDI PËR NJË MANDAT ZGJEDHOR DHE PËRBËHET PREJ MË SË PAKU 3 ANTARËVE
10.2 ANTARET E KËTIJ KOMISIONI NUK MUND TË JENË ANËTARË TË KRYESISË DHE NUK I NËNSHTROHEN ASNJE LLOJ MBIKQYRJE 
NGA SHOQATA. UDHËHEQSI I KËTIJ KOMISIONI KA TË DREJTË TË MARRË PJESË NË MBLEDHJET E KRYESISË
10.3 DETYRË E KËTIJ KOMISIONI ËSHTË KONTROLLI I VAZHDUESHËM I ARKËS, KONTOS DHE DOKUMENTEVE TJERA FINANCIARE 
10.4 PAS PËRFUNDIMIT TË VITIT LLOGARITËS(KALENDARIK) KY KOMISION VERIFIKON KOMPLET FINANCAT DHE DOKUMENTET 
TJERA ME KARAKTER TË TILLË DHE PERPILON RAPORTIN VJETOR QË PARAQITET NË KUVEND PËR APROVIM.

NENI 11
SHUARJA E SHOQATËS
11.1. SHOQATA SHUHET ME VENDIM TË KUVENDIT APO NËSE NGA SHOQATA LARGOHEN 90% E ANËTARSISË
11.2  KUVENDI ZGJEDHË NJË KOMISION PËR LIKUIDIMIN DEFINITIV TË SHOQATËS QË DUHET TË BËHET MË SË LARGU NË AFAT 
PREJ 6 MUAJSH PAS VENDIMIT PËR SHUARJEN E SHOQATËS. NËSE KUVENDI NUK ZGJEDHË NJË  KOMISION TË TILLË 
PROCEDUREN E LIKUIDIMIT TË SHOQATES E UDHEHEQË  KRYESIA E SHOQATËS.
11.3 PASURIA E MBETUR E SHOQATËS I DHUROHET NDONJË SHOQATE TJETER OSE NDONJË INSTITUCIONI BËMIRËS.
KY STATUT ËSHTË APROVUAR NË KUVENDIN E PARË TË SHOQATËS TË MBAJTUR NË MENZIKEN ME 06.02.2010 DHE KA HYRË 
MENJIHERË NË FUQI.

                  KRYETARI :    XHEMAJL HAXHIU                    ARKATARI: LUSH MULAJ
                                        LUZERNER STR.23                                     RÖSSLIGASSE  4                                                                       
                                        4665 OFTRINGEN                                       5736 BURG AG 
                              TEL/079 413 59 93                                      TEL/079 376 52 02    

Copyright © 2011
Shoqata Humanitare Sali Çekaj

Designed by Rabit Shaqiri


Document preview Statuti_salicekaj_com.pdf - page 1/4

Document preview Statuti_salicekaj_com.pdf - page 2/4
Document preview Statuti_salicekaj_com.pdf - page 3/4
Document preview Statuti_salicekaj_com.pdf - page 4/4

Related documents


statuti salicekaj com
statuti i shoqates pallcishti
rregullorja e shoqates pallcishti
veprimtarija 2009 2014
1359536594 vendim astrit frakulla gjykata apelit copy
veprimtarija 2015 2014

Link to this page


Permanent link

Use the permanent link to the download page to share your document on Facebook, Twitter, LinkedIn, or directly with a contact by e-Mail, Messenger, Whatsapp, Line..

Short link

Use the short link to share your document on Twitter or by text message (SMS)

HTML Code

Copy the following HTML code to share your document on a Website or Blog

QR Code

QR Code link to PDF file Statuti_salicekaj_com.pdf