Rregullorja e Shoqatës Pallçishti (PDF)




File information


Author: Mentor Ziberi

This PDF 1.5 document has been generated by Microsoft® Word 2013, and has been sent on pdf-archive.com on 14/03/2018 at 16:39, from IP address 213.200.x.x. The current document download page has been viewed 1025 times.
File size: 435.99 KB (6 pages).
Privacy: public file
















File preview


Shoqata Pallçishti në Kuvendin e përgjithshëm të mbajtur më 11.03.2018 në Zürich të
Zvicrës vendosi që të pranoj këtë Rregullore të ndryshuar dhe të plotësuar.

RREGULLORE
E
SHOQATËS PALLÇISHTI

NENI 1
Dispozitat e përgjithshme
1.1

Qëllimi i kësaj rregullore është përcaktimi i rregullave, veprimit dhe i
detyrave të hollësishme të organizimit, funksionimit të brenshëm dhe të
marrëdhënieve ndërmjet niveleve të ndryshme të Shoqatës Pallçishti.

1.2

Çështjet që lidhen me punën e Shoqates, që nuk janë rregulluar me këtë
Rregullore, përcaktohen me vendim ose me ndonjë akt tjetër të Kryesisë së
Shoqatës, në përputhje me këtë Rregullore dhe me Statutin e Shoqatës
Pallçishti.

NENI 2
Struktura Organizative
-Kryesia
2.1

Kryesia e Shoqatës mblidhet jo më pak se dy herë në muaj. Kryetari i
Shoqatës drejton dhe thërret mbledhjet e Krysisë. Në përputhje me Statutin
e Shoqatës, kryetari u jep fjalën Anëtarëve të Kryesisë, drejton dhe moderon
debatet, dhe siguron rendin e mbledhjes.

2.2

Në çdo mbledhe të Kryesisë duhet të mbahet një Procesverbal.
Faqe 1 prej 6

2.3

Kryesia e Shoqatës duhet të mbajë së paku një herë ose dy herë në muaj
mbledhje me dyer të hapura apo bashkëbisedim me Anëtarët dhe
bashkëfshatarët e saj.

2.4

Anëtari i Kryesisë që nuk merr pjesë në tre mbledhje të radhës dhe nuk e
arsyeton mungesën vetë përjashtohet, dhe vendin e tij e zen anëtari i ri i
propozuar nga Kryesia.

2.5

Anëtarët e Kryesisë i ndajnë detyrat ndërmjet veti me marëveshje. Çdo
Anëtarë i Kryesisë raporton në secilin takim të Kryesisë për ecurin dhe
aritjen e detyrës ose detyrave të ngarkuar.

2.6

Kryetari i Shoqatës Pallçishti nënshkruan të gjitha aktet dhe marrëveshjet.

2.7

Kur kryetari largohet përkohësisht, zëvendësohet nga nënkryetari. Nëse të
dy largohen, sekretari i merë të gjitha obligimet dhe detyrimet.

2.8

Të drejtën e dokumentave dhe vulës e ka Kryesia e Shoqatës. Mbas largimit
nga detyra të secilitdo Anëtarë të Kryesisë, ai duhet të dorëzoj të gjitha
dokumentat dhe password-et elektronike.

2.9

Kryesia e Shoqates merë vendime me anë të votimit ku secili Anëtar i
Kryesisë voton. Për çdo vendim duhet te jenë të pranishëm shumicae
Anëtarëve të Kryesisë.

2.10 Kryesia ka të drejtë të marë aktivitete konkrete dhe fonde përkatëse për
realizimin e tyre duke e bërë atë për një kohë të shkurtër publike dhe duke
ua drejtuar atë Anëtarëve të Shoqatës në mbledhjen e rradhës.
2.11 Anëtarët e Kryesisë duhet që njëzëri ti mbrojnë interesat e Shoqatës.
2.12 Kryesia e Shoqatës obligohet që idetë dhe qëllimet e çdo Anëtari të kryesisë
së Shoqatës i cili i paraqitet në emër të shoqatës në mbrojte të interesave
dhe qëllimeve të Shoqatës gjatë bashkëbisedimeve apo mjeteve të shkruara
me Anëtarët dhe publikun e gjër, ti dalin në mbrojtje dhe të jenë të
njëzëshëm nëse ato janë diskutuar paraprakisht me Kryesinë e Shoqatës.
2.13 Kryesia e Shoqatës gjat takimeve apo mbledhjeve të ndryshme me Anëtarët
e Shoqatës ose bashkëfshatarët nuk duhet të lejoj fyerje, kërcënime,
shantazhe, etj. ndaj asnjërit Anëtar të Kryesisë dhe duhet të jenë kategorik.
2.14 Kryesia e Shoqatës duhet të meret seriozisht dhe të njoftojë Kuvendin dhe
tia paraqes për diskutim në qoftëse krijohet ndonjë strukture paralele në
Zvicër me qëllime, ide dhe veprim të njëjta si të Shoqatës Pallçishti, nga
anëtarë të shoqatës apo persona të tjerë me origjin nga Pallçishti që jetojnë
Faqe 2 prej 6

dhe veprojnë në Zvicer. Çdo strukturë e njëjt cënon dhe rrezikon unitetin e
anëtarëve të Shoqatës dhe baskëfshatarëve që jetojnë në Zvicër.

2.15 Kryesia ka të drejtë që të shpreh kritikat e sajë dhe të mbështes qytetarët me
mjete të lejueshme legjitime në qoftëse cënohen zonat publike dhe interesat
e Fshatit Pallçisht pa përfilljen e qytetarve. Që do të thotë çdo investim në
Fshatë të marë për bazë njoftimin e qytetarëve të Pallçishtit dhe të ketë
pëlqimin e institucionit legjitim që përfaqëson qytetarët e Fshatit Pallçisht.
(Bashkësis Lokale apo të ngjajshme).

2.16 Kryesia e Shoqatës mban mbledhje, takime të veçanta dhe kontakte me
Afaristët e Fshatit Pallçisht që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe jashtë saj.

2.17 Kryesia e shoqatës Pallçishti obligohet që ti ruaj kontaktet e vëna me
Afaristë që jetojnë në Zvicër dhe jashtë sajë. Të cilët kanë shprehur vullnetin
e mirë që të jenë gjithmonë në ndihmë të Shoqatës Pallçishti për realizimin
e projekteve.

2.18 Për raste emergjente që kërkojnë ndihmën e Shoqatës siç janë fatkeqësitë
natyrore, sëmundje të ndryshme dhe të gjitha rastet e llojit të njëjt, Kryesia
e Shoqatës vendosën pa mos e njoftuar Kuvendin. Kuvendi njoftohet në
mbledhjen e rradhës. Kryesia duhet të siguroj edhe dokumente që e
dëshmojn rastin dhe atë e arhivon në dokumentat e Shoqatës.

2.19 Për raste emergjente Kryesia e Shoqatës mundë të organizoj mbledhjen e
mjeteve materiale në publik.

2.20 Kryesia duhet të ketë kontakte të rregullta me të gjitha institucionet dhe
shoqatat e Fshatit Pallçisht.

NENI 3
Projektet
3.1

Kryesia harton projekt-programin e saj periodik.

3.2

Kryesia harton projekte afatëshkurte dhe afatëgjate dhe ato i paraqet para
Kuvendit ku diskutohen dhe i nënshtrohen votimit dhe bëhen publike.
Faqe 3 prej 6

3.3

Për çdo Projekt që pretendohet të realizohet në Fshatin Pallçisht,nga shoqata
apo me ndihmën e Shoqatës Kryesia duhet të marë për bazë njoftimin me
shkrim dhe pëlqimin e institucionit legjitim që përfaqëson qytetarët e Fshatit
Pallçisht. (Bashkësis Lokale apo të ngjajshme).

3.4

Çdo anëtarë ka të drejtë të propozoj ose të kundërshtoj (vetëm në bazë të
argumenteve) një projekt me qëllim që shoqata ta mbështes ose përkrah
projektin e propozuar.

3.5

Çdo propozimprojekt që i paraqitet shoqatës apo Kuvendit nga Anëtarët e
Shoqatës ose nga ndonjë institucion apo struktur tjetër e Fshatit Pallçisht
duhet te jetë i detajuar dhe i kompletuar nga ekspertë të lëmisë për kostot
financiare dhe kohëzgjatjen deri në përfundim të projektit.

3.6

Në funksion të Shoqatës, me aprovim të Kryesisë mund të bëhen aplikime
për projekte të ndryshme.

3.7

Kryesia obligohet që të bëj organizimin e Festave Kombëtare, Fetare,
aktiviteteve kulturore, sportive, arsimore etj. në Zvicër për çdo vitë
Kalendarik. Nuk përjashtohet mundësia edhe në Fshatin Pallçisht.

3.8

Për çdo projekt të shoqatës përfshirë këtu edhe Organizimin e
manifestimeve, festave, aktivitetet (kulturore, sportive, arsimore, etj.),
ekskurzioneve, etj. në përputhje me Nenin 3 pika 3.5 të Rregullores,
Afaristët njoftohen në mënyr të veçantë për arsye sponzorizimi.

3.9

Për projekte të mëdha Kryesia e Shoqatës krijon komisione, grupe pune dhe
organizma. Ato do të punojnë duke zbatuar statutin e Shoqatës Pallçishti

NENI 4
Sponzorimi
4.1

Sponzoruesit në Shoqatë mundë të jenë persona fizik, juridik, institucione
të ndryshme Anëtar të Shoqatës ose të huaj.

Faqe 4 prej 6

4.2

Sponzorizimi jep mbështetje financiare dhe materiale në bazë të vullnetit të
lirë që jepet nga personat fizik apo juridik, Anëtar të Shoqatës ose të huaj
me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të Shoqatës në fusha të ndryshme.

4.3

Dhënësi dhe pranuesi i sponsorizimit (Shoqata Pallçishti) bëjnë marëveshje
në formë të shkruar lidhur me sponsorizimin e bërë në përputhje me
legjislacionin në fuqi dhe Nenin 3 pika 3.5 të Rregullores.

4.4

Dhënësi dhe pranuesi i sponsorizimit janë të detyruar të përgatisin raport
për sponsorizimin e dhënë dhe të pranuar.

4.5

Sponsorizimi mundëson sponsorizuesve të promovojnë emrat, bizneset,
logot dhe produktet e tyre.

4.6

Aktiviteti i sponzorizuar duhet të jetë qartësisht i përcaktuar si interes
publik.

4.7

Kryesia e Shoqatës ka për detyrë që të hulumtoj që sponzorizimi të mos jetë
qëllimkeq dhe të mos ketë prapavijë për interesa personale apo grupore.

4.8

Në qoftëse Ktryesia e Shoqates në bazë të fakteve krijon një bindje se
sponzorizimi ka prapavij dhe qëllime të ndryshme nga ato për të cilat jepet,
Kryesia obligohet që ta shqyrtoj çështjen, të pauzojë sponzorizimin dhe ti
paraqitet kjo çështje Këshillit të Përgjithshëm dhe të meren masat
paraprake.

4.9

Për sponzorizimin e Projekteve duke u bazuar në Neni 3 pika 3.8 të
Rregullores së Shoqatës çdo Afaristë që jetonë në Zvicër dhe jashtë saj
duhet të njoftohet nga Kryesia e Shoqatës me Planprojektin dhe të pritet për
një pëgjigje. Ku projekti mundë të mbështetet pjesërisht ose plotësisht
vetëm nga njëri Afarist. Projektet mundë të mbështeten edhe nga një grup
Afaristësh

4.10 Kryesia e Shoqatës ndanë mirnjohje për Sponzorët.

NENI 5
Dispozita përfundimtare
5.1

Ndryshimet dhe plotësimet në Rregullore miratohen me Kuvend të
përgjithshëm me shumicën absolute të pranishmëve me të drejtë vote.

5.2

Çdo ndryshi i Rregullores së shoqatë duhet të bëhet në përthuje me Nenin
3 pikat 3.2.2 dhe 3.2.3 të Statutit të Shoqatës.
Faqe 5 prej 6

5.3

Të gjith vendimet me shkrim, dokumentet si dhe i gjith dokumentacioni i
shoqatës do të përmbaj llogon dhe vulën e Shoqatës si dhe nënshkrimin e
Kryetarit.

5.4

Shoqata do të jetë shum transparente për punën dhe veprimtarin e saj ku
nëpërmes të gjitha mjeteve të mundshme te informimit (Shkresave,
Webfaqes, Facebook, Njoftimeve, etj.) do të informoj antarsinë e saj dhe
opinionin e gjërë.

5.5

Kjo Rregullore hyn në fuqi 30 ditën pas marjes së vendimit të Kuvendit, për
të dhën mundësi dhe hapsir Anëtarëve të Shoqatës për vërejtje.

5.6

Shoqata Pallçishti – Zvicër në Kuvendin e përgjithshëm, të mbajtur më
11.03.2018 në Steinwiesenstrasse 1, 8952 Schlieren (Klubi Pallçishti) të
Zvicrës, vendosi që të pranojë këtë Rregullore të ndryshuar dhe të plotsuar
nga Rregullorja e kaluar.

Nënshkruesit e Rregullores së Shoqatës Pallçishti – Zvicër:

Krytar:
Enis Sulimani

Nënkryetar:
Senat Idrizi

Sekretar:
Gadaf Muharemi

Arkëtarë:
Mentor Ziberi

Anëtarë i Kryesisë
Ziber Ziberi

Anëtarë i Kryesisë
Riza Izairi

Anëtarë i Kryesisë
Ali Ademi

Faqe 6 prej 6






Download Rregullorja e Shoqatës Pallçishti



Rregullorja e Shoqatës Pallçishti.pdf (PDF, 435.99 KB)


Download PDF







Share this file on social networks



     





Link to this page



Permanent link

Use the permanent link to the download page to share your document on Facebook, Twitter, LinkedIn, or directly with a contact by e-Mail, Messenger, Whatsapp, Line..




Short link

Use the short link to share your document on Twitter or by text message (SMS)




HTML Code

Copy the following HTML code to share your document on a Website or Blog




QR Code to this page


QR Code link to PDF file Rregullorja e Shoqatës Pallçishti.pdf






This file has been shared publicly by a user of PDF Archive.
Document ID: 0000745100.
Report illicit content